Arbitri i caktuar për Belgjikë-Itali me të shkuar të dyshimtë, u arrestua nga policia pasi u gjend në grupin kriminal

Arbitri që do të ketë në dorën drejtësinë e Belgjikë-Itali është slloveni Slavko Vincic. Ky i fundit është komentuar shumë në Itali gjatë këtyre orëve të fundit duke u cilësuar si zgjedhje e gabuar për finalen e parakohshme të Europianit. Sa herë që flitet për Vincic kthehet në vëmendje historia e tij e “errët”.

Më parë Vincic përfundoi në akuzën e drogës dhe prostitucionit. Arbitri më i mirë slloven ishte në festën që solli skandal të madh në Slloveni, ku policia bëri kontroll dhe arrestoi 36 persona. Atje u gjetën 10 armë, 14 pako kokainë, nëntë tableta me ilaçe mjekësore, telefona celularë dhe laptopë të vjedhur, më tepër se 10 mijë euro, ndërsa festa në fjalë ishte edhe një shfrytëzim i prostitucionit.

Për këtë arsye Slavko Vincic dha dëshminë e tij për të treguar se përse gjendej mes atij grupit. Slloveni u shpreh se u gjend në vendin dhe kohën e gabuar, ndërsa mohoi lidhjen me krimin duke u shprehur se kishte shkuar vetëm për të festuar. Kështu doli nga situata e vështirë njeriu që ka arbitruar edhe në “Champions League”, ndërsa tani ka mundësinë për të mbajtur drejtësinë e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij Europiani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online