Chelsea niset për në SHBA për turin përgatitor, Tuchel merr vendimin për Armando Brojën

Chelsea ka publikuar sot listën me lojtarët që do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të zhvilluar turin përgatitor. Blutë e Londrës do të luajnë në Los Angelos disa miqësore për të testuar futbollistët përpara fillimit të sezonit futbollistik. Tuchel ka përzgjedhur 29 lojtarë për t’i marrë me vete në kontinentin amerikan.

Në listë vihet re mungesa e Armando Brojës. Me sa duket sulmuesi shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit gjerman për sezonin e ri. 20-vjeçari i kishte vënë ultimatum klubit të zgjidhte nëse do e bënte pjesë të grupit për në SHBA, në të kundër pista e vetme mbetetj largimi. West Hami, Newcastle, Napoli, Southampton-I, Evertoni apo edhe Ajax-i janë disa nga klubet që kanë shfaqur interes për Armando Brojën. Megjithatë Ëest Ham-i duket ekipi që është një hap më përpara për transferimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *