Chelsea do të përballet me Udinezen në Itali, vështrimi mbetet i gjithi mbi Armando Brojën

Armando Broja u rikthye që të stërvitej në Cobham pas dëmtimit që pësoi në stërvitje me Chelsea. Sulmuesi shqiptar duhej të braktiste udhëtimin në USA, teksa është rikuperuar në kohë të shpejtë. Në ditën e nesërme, londinezët do të udhëtojnë drejt Italisë për t’u përballur me Udinezen.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por ka shumë gjasa që në këtë përballje të jetë i gatshëm edhe Armando Broja. I gjithë vështrimi mbetet mbi këtë element, jo vetëm sa i përket tifozëve shqiptarë, por edhe për Tuchel që kërkon zgjidhje për sulmin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *