Champions League, “shi” milionash për klubet

UEFA dhe ECA (Shoqata e klubeve të futbollit) kanë rënë dakord në lidhje me të ardhurat nga kompeticionet për trevjeçarin 2018-2021.

Shtohen të ardhurat për klubet që fitojnë ndeshje dhe që arrijnë të kualifikohen në fazat pasardhëse. Futet në lojë edhe një “bonus” në bazë të renditjes historike…

UEFA dhe ECA kanë arritur një marrëveshje në lidhje me të ardhurat në Champions League në 3-vjeçarin e ardhshëm, që do të thotë një “shi” milionash për klubet pjesëmarrës në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent. Të ardhurat totale do të kalojnë nga 2.300 milionë në 3.400 milionë euro, një shtesë prej 1.100 milionësh në krahasim me sezonin e shkuar. Nga kjo shifër monstruoze, 1.900 milionë do të shkojnë në arkat e klubeve, plot 500 milionë euro më shumë se vitin e shkuar, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”.
1.900 milionët që do të marrin skuadrat pjesëmarrëse në Champions do të ndahen kështu: 480 milionë euro për pjesëmarrjen (405 më përpara), 600 milionë euro në bazë të rezultateve të arritura (ishte 348 milionë) dhe 300 milionë të lidhura me “market pool”, pra para që merren në lidhje me të ardhurat nga të drejtat televizive dhe marketingu. Vetëm këtu ka ulje, sepse më parë ishin 580 milionë euro në dispozicion.

Para pa fund, shifra të frikshme: klubet që do të marrin pjesë në grupet e Champions League do të marrin 2,7 milionë euro në rast fitoreje (1.5 milionë aktualisht) dhe 900 mijë euro për çdo barazim (500 mijë aktualisht). Kualifikimi në 1/8-at kalon nga 6 në 9.5 milionë euro për klub, kualifikimi në çcerekfinale vlen 10,5 milionë euro (ishte 6,5) dhe kualifikimi në gjysmëfinale do të shkojë në 12 milionë euro, nga 7,5 që ishte. Finalisti do të arkëtojë 15 milionë euro, nga 11 që ishte, ndërsa fituesi i Champions League do të marrë 19 milionë, nga 15.5 milionë që ishte.

Do të jepet edhe një bonus në lidhje me “renditjen historike”, që do ta përfitojnë vetëm klubet e mëdhenj. Janë në total 528 milionë euro, me 32 milionë euro maksimumi për çdo skuadër. Për të bërë ndarjen do të merren parasysh titujt dhe rezultatet e arritur historikisht në kupat e Europës, që do të thotë se klube si Barcelona, Reali, Bajerni, Liverpuli, apo edhe Milani nëse kthehet në Champions prej sezonit të ardhshëm, do të arkëtojnë shifra kolosale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online