Champions League-s i shtohen edhe dy shqiptarë, klubi italian publikon listën e lojtarëve

Një epokë e re ka ardhur për futbollin shqiptar, ku pikërisht ato kompeticione që dikur shiheshin si një ëndërr tashmë janë bërë një realitet i prekshëm. Më parë lojtarët shqiptarë që luanin në kampionatet elitare të Europës ishin me pikatore, ndërsa sot kemi mundësinë t’i shohim edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League.

Vedat Muriqi dhe Tomas Strakosha janë dy futbollistë të tjerë shqiptarë që i shtohen këtij turneu kaq shumë të lakmuar. Lacio ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri do të ketë në dispozicion për rrugëtimin e shumëpritur në Champions League, ku përfshihen edhe emrat e Muriqit dhe portierit të Kombëtares kuqezi. Ndërkohë këtë nën himnin magjik të kampionëve do të kenë mundësinë të luajnë edhe Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *