Faza e grupeve po shkon drejt fundit dhe që tani kanë nisur të mësohen skuadrat që kanë prerë një biletë për në fazën e eliminim direkt. Nëse për një pjesë të grupeve mbetet të bëhet e ditur se cili ekip do të rezervojë vendin e dytë, në grupin G paraqitet një tjetër tablo.
Lille ka mposhtur Salzburgun dhe ka rrëmbyer vendin e parë, ndërsa Sevilla mposhti Wolfsburgun dhe tashmë renditet e treta. Rezultatet e mbrëmjes së sotme kanë ndërlikuar gjithçka në renditje, duke e lënë një mister deri në minutën e fundit se cila do të jetë dyshja që do të kalojë në raundin pasardhës.
Në grupin ku mund të kualifikohen të gjithë gjithçka do të qartësohet në dy duelet e fundit, ato mes Wolfsburg-Lille dhe Salzburg-Sevilla. Aktualisht renditja prihet nga Lille me 8 pikë, e cila ndihet nga Salzburgu me 7 pikë, ndërsa fill pas tyre vijnë Seville me 6 pikë dhe Wolfsburgu me 5 të tilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/