Mbyllja e ndeshjeve “play off” përcaktoi zyrtarisht edhe 32 skuadrat që do të luajnë në edicionin e ri të Champions League. Sot, e enjte 30 gusht, do të hidhet edhe shorti në Monte Karlo, duke nisur prej orës 18:00, ku do të përcaktohen edhe tetë grupet.
Skuadrat janë ndarë në katër vazo, bazuar në renditjen e UEFA-s, me përjashtim të vazos së parë, e cila përbëhet nga fitueset e ligave përkatëse në kampionatët më të fortë të Europës, plus nga kampionet në fuqi të Champions dhe Europa League.
Nga skuadrat që rrezikon më tepër të ketë një short të vështirë është Interi. Zikaltërit e shohin veten në vazon e katërt, prej faktit se nuk kanë luajtur në arenën ndërkombëtare në tre nga gjashtë sezonet e fundit, por edhe prej ecurisë së dobët në Europa League.
Me gjasa, Interi do të ketë përballë skuadra shumë të vështira, nga emrat më të mëdhenj të kontinentit që janë në vazon e parë, ku rivali më i thjeshtë do të ishte Lokomotiva e Moskës, për të vazhduar me ekipe si Mançester Junajtid, Borusia Dortmund apo Totenhem në vazon e dytë dhe Lion, Monako e Liverpul në vazon e tretë. Gjithsesi, “San Siro” përgatitet të presë ndeshje të mëdha ndërkombëtare.
VAZO E PARË
Real Madrid, Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Barcelona, Juventus, PSG, Mançester Siti, Lokomotiv e Moskës
VAZO E DYTË
Borusia Dortmund, Porto, Mançester Junajtid, Shaktar Donjeck, Napoli, Totenhem, Roma , Benfika
VAZO E TRETË
Shalke, Lion, Monako, CSKA e Moskës, Ajaks, Liverpul, PSV Eindhoven, Valencia
VAZO E KATËRT
Bruzh, Gallatasarai, Inter, Hofenhajm, Cervena Zvezda, Viktoria Pëlzen, Jang Bojs, AEK