Një transferim të bujshëm ka bërë Lokomotiva e Zagrebit së fundmi, duke siguruar shërbimet e futbollistit të njohur grek. Bëhet fjalë për Kyriakos Papadopoulos, i cili ka ardhur si një lojtar i lirë pasi nuk ishte në një kontratë me një skuadër tjetër. Më herët ka qenë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Bundesligë si Shalke, Leverkusen, Leipzig dhe Hamburg.
Pavarësisht se në vitet e fundit e kanë shoqëruar shumë dëmtime dhe karriera e Papadopulos është në rënie, eksperienca e tij do t’i shërbejë së tepërmi Lokomotivës së Zagrebit. Pikërisht në vendin ku gjenden me shumicë edhe lojtarët shqiptarë, që kërkojnë të ndryshojnë “fytyrën” e një sezoni që nuk ka nisur aspak mirë. /Sport Ekspres/