Liverpool mund të ndryshojë pronar së shpejti. Pronarët aktualë të klubit nga “Anfield” kanë marrë disa oferta për shitjen e klubit anglez, ndër to oferta nga Katari dhe Arabia Saudite.
Gazetari nga Katari, Mohammed Saeed Alkaabi raporton se një fond investimi nga vendi i tij është favoriti për të blerë Liverpool. Dhe pronarët aktualë janë gati të shesin. “Katarit i është dhënë përparësi për blerjen e Liverpool-it dhe ka interes të madh për të përfunduar marrëveshjen tani”, ishte njoftimi i dhënë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/