Lushnja e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Për ta nisur që me Shënkollin, atje ku u fitua me rezultatin 4-1.
Rezultatet pozitive vazhduan edhe me Orikun në Kupën e Shqipërisë, ku erdhi një tjetër fitore me rezultatin 2-1. Këto fitore nuk ishin një rastësi, pasi testi i Apolonisë ishte një provë force.
Derbi u fitua sërish nga ekipi i Lushnjes me rezultatin 1-2, falë golit të realizuar në minutat e fundit, nga ana e Cankës. Kjo ka mbushur me shpresë edhe tifozët, që pas një nisje të frikshme, kërkojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/
Lushnja-Shënkolli 4-1
Lushnja-Oriku 2-1
Apolonia-Lushnja 1-2