Çfarë na tregoi Tirana-Partizani? Një ndeshje që nuk do të luhet kurrë “pa rregulla”, në fund derbi vlen sa…trofeu i Superiores

Të gjitha shpresat ishin se për të parë herë pas shumë kohësh, Tirana-Partizani do të ishte një derbi jo aq i strukturuar dhe i shëmtuar për sytë e publikut. Thuajse në të gjitha këto takime të fundit është bërë e mërzitshme me ekipet që nuk ngrihen kurrë në nivelin e mbështetësve të tyre. Këtë herë pritej një “lojë pa rregulla” duke iu referuar mundësive të shumta dhe golave, nisur kjo nga forma e dy anëve të kryeqytetit. Partizani vinte pas një fitore me shifrat 5-0 ndaj Kukësit me 5 lojtarë të ndryshëm që kishin shënuar, ndërsa Mehmeti ka kthyer optimizmin.

Ndërkohë nga krahu tjetër nuk ka shumë për të diskutuar, Tirana ka formën më të mirë të viteve të fundit. E në fund, derbi përfundoi sërish pa gola dhe pa shumë mundësi. Edhe njëherë tjetër ajo që vlen për t’u kujtuar është shprehja e tifozëve: “Fitoni derbin dhe u falim kampionatin, nuk e duam”. Në një kohë që për ta fitimi i derbit ka një rëndësi të këtij niveli, frika për të mos humbur jep këtë panoramë që ne në syrin e sportdashësve nuk na pëlqen për ta parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online