PSG humbi me shifrat 4-1 kundër Newcastle në transfertën e Champions League. Për trajnerin e PSG, Luis Enrique, shifrat janë paksa të gënjeshtërta pasi francezët nuk bën aq keq në këtë përballje. Teksa gazetarët e pyesin se sa e vështirë është për të që të drejtojë PSG, Enrique përgjigjet:
“Po çfarë lloj pyetje është kjo?”. Sigurisht që kjo është një ndeshje e vështirë për t’u përtypur si trajner. Ishte paksa i tepruar si rezultat, nuk e meritonim kaq, por gjithsesi urime për Newcastle”, tha Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/