“Çfarë lloj arbitrimi”, Edlir Tetova e nis sezonin me ankesa: Nuk e di ku e kanë gjetur këtë arbitër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vllaznia e ka nisur me fitore këtë sezon të ri, teksa kanë mposhtur Egnatian në shtëpi. Kampionët në fuqi të Superiores “bien” në “Loro Boriçi”, ku janë mundur me shifrat 2-0 nga kuqeblutë. Edlir Tetova ka nbetur i pakënaqur me arbitrimin. Trajneri i Egnatias e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në intervistën e dhënë për “RTSH”-në pas përfundimit të ndeshjes.

“E prisnim në 25 minuta Vllazninë agresive. Donim të shkonim te ritmi jonë. Por megjithatua të përgëzoj çunat në fushë, të të dyja skuadrave, si të Egnatias edhe të Vllaznisë. Të dy bëmë një ndeshje shumë të mirë. I vetmi që s’ishte në nivel… Nuk e di çfarë lloj arbitrmi! Nuk e di ku e kanë gjetur. Në një ndeshje hapëse, me një guxim kaq të madh”, ka thënë Edlir Tetova./Sport Ekspres/