Interi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë. Pas përfundimit të ndeshjes, Inzagi nuk e ka fshehur lumturinë e tij për trofeun e fituar. Në një prononcim për “Mediaset“, trajneri i Interit është shprehur se kanë luajtur ndeshjen perfekte dhe se ndjen një kënaqësi të shohë skuadrën e tij të luajë në një mënyrë të tillë.
“Djemtë ishin shumë të mirë për të luajtur një ndeshje perfekte. Ne ishim gjithmonë të kthjellët dhe kompakt. Është një kupë shumë e rëndësishme, ishte objektivi i dytë i sezonit pas 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Si trajner është kënaqësi të shohësh skuadrën tënde duke luajtur kështu”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/