Koronavirusi është kthyer si një zjarr i egër që vazhdon të përhapet me shumë shpejtësi dhe të bëj dëme kudo ku shkel. Por nga ana tjetër, edhe sensibilizimi që po vjen për ta ndaluar, është vërtet shumë i madh.
Kristiano Ronaldo po tregon edhe njëherë zemrën e tij dhe duke vërtetuar se është kampion jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, të gjitha hotelet të “Pestana Cr7” në Portugali, do të përdoren dhe kthehen si spitale pa pagesë.
Por jo vetëm kaq, pasi ylli i Juventusit ka menduar edhe më gjatë. Ronaldo do të paguajë mjekë dhe infiermierë të zotë që të jenë pranë njerëzëve që kanë nevojë për mjekimet e tyre. /Sport Ekspres/