“Çfarë iu thashë për Shqipërinë?”, trajneri i Hungarisë shpërthen keq: Ata kanë 8 lojtarë në Seria A dhe tjetri në Angli! Do vri.sja veten, po kam familje

Hungaria ka lënë për të dëshiruar në ndeshjet e këtij muaji, ku pas humbjes së thellë me Anglinë dhe humbjes me Shqipërinë, e pati të vështirë të mposhtë Andorrën në shtëpi. Paraqitjet e Kombëtares hungareze kanë nervozuar trajnerin Marko Rosi, i cili ka shpërthyer në konferencën për shtyp pas duelit me Andorrën. Trajneri italian u kujton gazetarëve fjalët që ka thënë në fillim të shortit për vështirësinë e Shqipërisë, ndërsa më pas nxjerr të gjitha pakënaqësitë me lojtarët, që duket se nuk ndjekin urdhërat e tij.

“Dua ti kthehem pak ndeshjes me Shqipërinë. Nuk mund ta keni kujtesën të shkurtër. Më kujtohet që ua kam thënë. Kur u hodh shorti, u thashë se Anglia është e pakonkurueshme, Polonia është më e forta nga të gjitha dhe se edhe Shqipëria që ishte në vazon e katërt, ishte më e fortë se vazoja e katërt. Te Shqipëria në 10 lojtarë, e përsëris 10 lojtarë, 8 prej tyre luajnë në Serinë A italiane, njëri luan në Premier League dhe tjetri në La Liga. Nëse ju thashë se ishte një skuadër e vështirë e kisha një arsye. Në Shqipëri nuk kemi luajtur mirë.

Sot ishte një punë tjetër. Dua të di kush më ndjek dhe kush jo. Grumbullimin tjetër nuk dua pyetje: “Përse nuk e keni ftuar këtë, apo atë”? Nëse nuk i ftoj do të jetë sepse nuk ndjekin udhëzimet e mia. Unë i shoh këta djem vetëm 3 ditë dhe pastaj i hedh në fushë. Kështu që ose më ndjekin mua… Dhe nuk ka prioritete, mua nuk më plas fare për klubet. Duhet të gjejnë kohën të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të punojnë për të ardhur në Kombëtare e për të luajtur si i them unë. Në të kundërt ose nuk i thërras më, ose do të iki unë.

Po nuk dhamë maksimumin do lutemi në minutat e fundit që Andorra të mos shënojë. Në 6 ditë ndryshoi bota këtu. Dukeshim si heronj, megjithëse unë e dija fare mirë se duhet ti mbanim këmbët në tokë dhe jua kam thënë. Dhe tani jemi të gjithë për tu hedhur në kosh. Më vjen mua turp për paraqitjen e skuadrës. I kërkoj falje 50 mijë tifozëve që erdhën të na ndiqnin sot. Më shumë se kaq nuk mund të bëj. Nuk mund ta vras veten, se kam një familje”, ka qenë deklarata e ashpër e Marko Rosit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *