Çfarë i ka bërë Milanit? Pioli rrëfen sekretin dhe flet për Skudeton: Treguam se nuk jemi ekip normal

Nga Klaudio Ndreca

Disa kohë më parë ishte pranë largimit dhe madje ishte zyrtarizuar trajneri i ri i Milanit. Por fitoret radhazi dhe një besim nga “Zoti” i kuqezinjëve, Ibrahimoviç, sollën që drejtuesit e klubit të njohur në Itali të bënin një prapakthehu dhe ti besonin sërish Stefano Piolit. Kur njerëzit kuptojnë gabimet e tyre janë padyshim për t’u vlerësuar dhe kjo sjell rezultatin më të mirë.

Po i njëjti trajner po konsiderohet si hero për Milanin pasi po u risjellë kujtimet e bukura të së shkuarës. Kuqezinjtë po kryesojnë Serinë A, kanë fituar të gjithë ndeshjet në këtë sezon dhe kanë 21 ndeshje pa humbje, pa harruar edhe derbin e fituar kundër Interit. E cili është sekreti? Pioli zgjedh që ta shprehi në konferencën pasi u fitua edhe ndaj Celtic në shifrat 1-3.

“Jemi duke punuar në drejtimin e duhur, klubi, teknikët dhe lojtarët. Sekreti është te puna e përditshme, te fakti që jemi të gjithë bashkë dhe sakrifica. Ky është sekreti, fakti që ne punojmë të gjithë në një drejtim. Jemi të rinjë dhe duam që të rritemi, që të përmirësohemi. Ndaj Celtic e treguam se nuk ishim një ekip normal.

Një ekip normal pasi është në avantazh të dy golave, fillon e nënvlerëson. Ne rrezikuam fare pak dhe e vlerësuam përballjen. Skudeto? Ne po bëjmë punën tonë, por cilësia e lojtarëve bën ndryshimin. Sa shumë që rrisim cilësinë, rriten edhe shanset për të fituar ndeshjen. Mund të përmirësohemi në merkaton e dimrit. Nuk duhet të nxitohemi, kjo është një rrugë e gjatë. E vërtetë që ka 3-4 ekipe më të favorizuara se ne, por parashikimet nuk dalin në fushë”, ka thënë Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online