Labinot Kabashi do të mbetet te Barcelona për të paktën edhe dy sezonet e ardhshme. Talenti shqiptar nga Kosova ka firmosur një kontratë të re, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021. Kjo ndodh madje në një moment kur mesfushori është i dëmtuar dhe i duhet të operohet.
Në kontratën e re të Kabashit ka një klauzolë për një zgjatje tjetër edhe për dy vite të tjera, pra kemi një kontratë “2+2” të nënshkruar së fundmi. Ai mund të largohet për shumën e 40 milionë eurove nga “La Masia”, por nëse kalon në ekipin e parë do të duhet që çdo klub të paguajë për të shumën e 100 milionë eurove. Mesfushori 18-vjeçar, i lindur në Finlandë, është grumbulluar me Kosovën më parë.
??? Labinot renova amb el Barça fins el 2021 ? https://t.co/lFwWbhi7wv
??? Labinot renueva con el Barça hasta el 2021 ? https://t.co/vbRGmpg05F #FCBMasia #ForçaBarça?? pic.twitter.com/gmqKTGzXKK
— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) February 15, 2019
Kabashi ka qenë në stol në takimet me Ukrainën dhe Kroacinë, por ende nuk ka debutuar. Momentalisht mesfushori qendror luan me të rinjtë e Barcelonës, ndërkohë që është pjesë e katalanasve që në moshën 10-vjeçare.
“Dua të falënderoj Barcelonën për besimin që ka pasur gjithmonë tek unë, edhe pse kam vuajtur nga shumë dëmtime vitet e fundit. Klubi ka qenë gjithmonë krahun tim dhe unë dua të kthehem të stërvitem sa më shpejt e t’ua shpërblej gjithë këtë besim”, është shprehur Kabashi, i cili pritet që së shpejti të kryejë një operim në gjurin e majtë për shkak të një dëmtimi që e shqetëson prej kohësh.