Çfarë fortese/ Teuta në shtëpi, vetëm Tirana e ka thyer për të bërë 1 vit rekord në Superiore

Teuta dhe Tirana do të ndeshen në ditën e sotme në orën 17:00. Bardheblutë do të kërkojnë tre pikët e radhës, por do ta kenë shumë të vështirë misionin, pasi përballë tyre është një skuadër që nuk thyhet lehtë, e sidomos në shtëpi.

Humbja e fundit e durrsakëve ishte ajo në shtëpi ndaj Kukësit 0-1, e ndodhur në 15 shtator të vitit 2018. Që nga ajo kohë e deri tani, Teuta do të kishte vendosur rekordin për një vit pa humbje në shtëpi dhe në kampionatin shqiptar.

Por këtë fortesë e ka thyer vetëm njëherë, pikërisht Tirana. Në 14 mars të 2019, teksa bardheblutë do të fitonin me rezultatin 1-3. E që nga ajo kohë Teuta nuk di të humbasë kurrë në shtëpi, duke marrë maksimumin prej ndeshjeve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online