“Çfarë është kjo, lojë fëmijësh” ?! Arbitri i la me 3 lojtarë më pak, Luis Enrike reagon kundër gjyqtarit

PSG-ja tregoi sërish forcën në Europë, duke mposhtur në transfertë Vijarealin me rezultatin 0-6. Luis Enrike shpjegoi se ekipi i tij e respektoi kundërshtarin dhe nuk e ulën intensitetin në asnjë çast, çka solli edhe këtë rezultat. Më tej ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për arbitrimin. Për një minutë, gjyqtari e la ekipin e PSG-së me 3 lojtarë më pak, pasi lojtarët zëvendësues u vonuan pët të hyrë në fushë.

“Luajtëm në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën ambicie, pa u përqendruar te ndeshja apo rezultati. Kur luan në të njëjtën mënyrë, çdo gjë që ndodh është pozitive. E respektuam kundërshtarin, duke luajtur me të njëjtin intensitet gjatë gjithë ndeshjes. Është e vështirë për çdo skuadër që pëson tre gola brenda pesë minutash të marrë veten.

Tre zëvendësimet ishin një shaka. Nëse rezultati ishte 0-0 dhe ata nxjerrin jashtë tre lojtarë, e pastaj unë shtyj njërin prej tyre, i cili merr karton të verdhë, por lejohet të vazhdojë lojën… atëherë do t’i kisha shtyrë edhe dy të tjerët. Çfarë është kjo, lojë fëmijësh? Le t’i respektojmë profesionistët, ashtu siç respektojmë ekipin e gjyqtarëve”, ka thënë Luis Enrike./Sport Ekspres