Një dramë e vërtetë ka ndodhur në “Championship”, ku në përballjen mes Hull dhe Swansea janë dhuruar gola dhe shumë spektakël. Vendasit kanë qenë tre herë në avantazh gjatë takimit, por në fund duhet të jenë të lumtur që u larguan me një pikë.
Swansea arrinte të barazonte pas çdo goli të pësuar, ndërsa në minutën e 83, i dërgoi shifrat në 3-4 falë realizimit të Breëster. Kur të gjithë prisnin përfundimin e lojës, në minutën e 5 shtesë, Waves nuk do të gabonte për të dërguar topin në rrjetë pas një pasimi të bukur nga krahu i majtë.
Askush nuk mund ta kuptonte se çfarë ishte duke ndodhur, në një ndeshje me emocione të mëdha dhe aspak të zakontë. Për pjesën më të madhe të lojës ka qenë edhe Bersant Celina te Sëansea, por lojtari i Kosovës nuk ka arritur që të lërë gjurmë. /Sport Ekspres/