“Çfarë bëhet kështu o vëlla?”! Pamjet tregojnë të kundërtën, Ndreca: Nuk e preka fare, arbitri po irriton tifozët e Erzenit

Ndeshja mes Erzenit dhe Kukësit po zhvillohet ashtu siç pritej, e nxehtë dhe me tensione mes ekipeve. E gjitha kjo për shkakun e javëve të kaluara ku Gjici u shpreh se një lojtar i Kukësit paguhet sa gjithë Shijaku. Nga ana tjetër, Krasniqi ka thënë se fitorja me Kukësin do t’i shijonte më tepër në kampionat.

Ky tension i kaluar në deklarata po reflekton edhe në fushë. Madje në një moment ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve. Në minutën e fundit Ndreca ka ndërhyrë keq ndaj kundërshtarit, ku pamje tregon qartë se kontakti i lojtarit të Kukësit shkon direkt në këmbët e futbollistit të Erzenit. Por pavarësisht kësaj, Ndreca nuk ishte aspak dakort me vendimin e gjyqtarit për të dhënë faull e jo më për kartonin e verdhë.

Në deklaratën pas mbarimit të pjesës së parë, lojtari i verilindorëve ishte gjaknxehtë: “Po çfarë bëhet kështu o vëlla? Arbitri po i irriton më tepër tifozët e Erzenit kështu. Po jep faull, faull dhe jep karton të verdhë. Nuk e di se çfarë bëhet me këtë arbitër, nuk e di. Unë nuk e preka fare lojtarin e Erzenit te ai rasti i fundit”, tha Ndreca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *