Çështjet “Modriç” dhe “Shkrinjar”, flet Auzilio

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Piero Auzilio, drejtori teknik i Interit foli për mediat italiane ditën e sotme. Italiani foli për çështjen “Shkrinjar”, për të shumëpërfolurin Luka Modriç si dhe për rinovimin e Brozoviç. Sipas tij Inter nuk do të bëjë shumë lëvizje në merkaton e janarit.

Drejtori teknik i zikaltërve u shpreh se rinovimi i Marselo Brozoviç thuajse është diçka e mbaruar. Çështja që shqetëson disi kampin e Interit është ajo e Milan Shkrinjar, i cili kërkohet nga shumë ekipe të mëdha në Evropë. Auzilio u shpreh se sllovaku ka dhe katër vite kontratë me klubin zikaltër.

Gjithashtu një çështje mjaft e nxehtë gjatë merkatos së verës tek Inter ishte Luka Modriç. Kroati u përfol shumë për një kalim te zikaltrit por gjithçka mbeti në tentativë. Sipas Auzilios është e pamundur që Modriç të bashkohet me Interin në merkaton e janarit, por nuk e përjashton për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *