Skënderbeu rrezikon 10 vite përjashtim nga kupat e Europës! Ky është lajmi i bujshëm i ditës, por nuk bëhet fjalë për përjashtim si fakt i kryer, sepse është fillimisht kërkesa e Inspektorëve të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ndërsa vendimi do vonojë ndoshta deri në maj.
Siç mund të lexohet në dokumentin e siguruar nga Sport Ekspres, Inspektorët, që bëjnë rolin e prokurorit për llogari të UEFA-s, kanë përpiluar një dosje kundër Skënderbeut dhe kanë dalë me kërkesën drejtuar Organit të Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA:
1- Përjashtim të Skënderbeut për 10 vite nga kupat e Europës.
2- 1 milion euro gjobë për Skënderbeun.
Letra është firmosur nga avokati Migel Lietard Fernandez-Palasios dhe Eksperti i Basteve Karl Dhont. Dy ppërfaqësuesit e UEFA-s janë personazhe shumë të rëndësishëm në UEFA.