Çështja e plusvalencave mbetet ende aktive për Juventusin, por këtë herë lajme të mira vijnë për klubin italian. Gjykata Administrative Lokale e Lacios ka dhënë miratimin që dokumenti i famshëm sekret midis Prokurorisë Federale dhe Covisoc-ut të bjerë në duart e drejtuesëve të “Zonjës së Vjetër“.
Ky është një dokument thelbësor për mbrojtjen e Juventusit, por që dëri më sot ishte refuzuar të bëhej publik nga prokuroria. Me anë të këtij dokumenti, Juventusi mund të tregojë se hetimet filluan shumë më herët dhe gjithashtu mund të çojnë në papranueshmërinë e të gjithë proçesit për dënimin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/