Liridon Latifi në Hungari, një transferim i bujshëm, për shifra të mëdha, por edhe me shume mister brenda, pasi nuk është normale që një klub i vogël hungarez të paguajë aq shumë për një futbollist që pritej të shkonte në kampionate me prestigjioze se ai hungarez, që realisht nuk është më lart se Superiorja jonë.
Sezoni ka qenë i zi për Latifin, sepse te Pushkash Akademi ka luajtur shumë pak, në shumë në stol e tribunë sesa në fushë, probleme fizike plot të paktën zyrtarisht.
Çfarë po ndodh? Duket se Latifi ka zhgënjyer të gjithë dhe trajneri Atila Pinteri jo vetëm që nuk e do në ekip, por e ka kritikuar hapur dhe ka kërkuar nga klubi ta largojë: “E pashpjegueshme se si një zotëri vjen nga jashtë, ne i kërkojmë të luajë përpara dhe ai luan aq keq dhe bën aq shumë gabime, kaq shumë nuk mund të bëhen. Unë kam luajtur gjithmonë me futbollistët që kanë bërë gjithçka për skuadrën dhe klubin. Nuk do ta ndryshoj këtë: ose ai, ose unë, njëri do të largohet”.