Çepele ka djegur fazat/ I japin jehonë edhe në Itali: Është 17-vjeç dhe e mori Shqipëria A

Nga Klaudio Ndreca

Ëndrrat bëhen realitet nëse punon dhe sakrifikon shumëçka, me objektivin e vetëm për të arritur në majën më të lartë. Një prej këtyre rasteve i përket edhe Ramen Çepeles, djaloshit 17-vjeçar që kur bashkëmoshatarët e tij zgjidhnin forma të ndryshëm për t’u argëtuar, për Çepelen e gjithë fëmijëria e tij rrotullohej rreth topit.

Rruga për karrierën e tij është e shtruar, ndërsa aktualisht është pjesë e të rinjëve të Interit. Një mbrojtës i qendrës që garanton shumë siguri për të ardhmen, por që njëkohësisht mund të alternohet edhe si mbrojtës i majtë.

Ky lojtar është thirrur nga Reja për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë, duke përbërë një histori më vete pasi është vetëm 17-vjeç dhe është grumbulluar nga Kombëtarja A. Surpriza që na bëri kundërshtari modest prishi edhe planet e Rejës, që mund të përfshinin edhe debutimin e Çepeles, duke i hequr kënaqësinë përkohësisht. “Lojtari që ka djegur të gjitha fazat”, kështu u etiketua në Itali ky futbollist që është i vogël në moshë, por po ecën me hapa gjigand. /SPport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online