Çekia ka nisur që të përgatis ferrin për Shqipërinë. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë duket se do të jetë një finale direkte me çekët në transfertë. Këta të fundit e kanë vlerësuar aq shumë përballjen sa kanë nisur të shesin biletat dy muaj para ndeshjes.
Të ndërgjegjshëm që kjo ndeshje do të vendos shumë sa i përket biletës për Europianin në Gjermani, çekët dëshironin që të ishin të sigurt për stadiumin e tejmbushur. Nga ana tjetër FSHF nëpërmjet një reagimi në Facebook njofton se ka nisur shitja e biletave për transfertën me Çekinë. /Sport Ekspres/