Peter Çeh e mbyll me futbollin e luajtur në këtë fund sezoni dhe do të ketë mundësinë të luajë në finalen e Europa League. Pas ndeshjes së fituar me Valencian me shifrat 2-4, portieri çek foli për mediat dhe dëshiron të ketë Çelsin përballë në finale.
“Nuk kam preferenca se me kë do përballemi në finale. Kush arrin deri aty e ka merituar. Do ishte një mbyllje e mirë e karrierës nëse do të luaj në një finale europiane me ish-ekipin tim”, është shprehur fillimisht portieri.
Më tej ai ka folur edhe për gjendjen e tij fizike: “Me gjithë eksperiencën time mund ta kompensoj ritmin e një ndeshje me përgatitjen që kam. Çelësi është gjithmonë se si stërvitesh dhe unë gjithmonë sillem njëlloj, sikurse kur jam titullar, ashtu edhe kur e nis nga stoli. Gjithmonë ndihem besimplotë dhe jam i gatshëm të luaj. U gëzova kur shënuam golin e katërt, pasi ai ishte momenti kur e dija me siguri që do të jemi në finale”.
Në fund pak fjalë edhe për largimin nga futbolli dhe ëndrrën e madhe: “Keni ditë kur ju luani dhe mendoni se mund të vazhdoni, por unë kam vendosur pasi jam menduar gjatë. Mund të luaj edhe dy vite, por më mirë të tërhiqem tani se shumë vonë. Doja të largohesha sipas kushteve të mia. Ëndrra e fundit ishte të luaja një finale të tillë dhe u bë realitet. Tani ëndrra është ta fitoj”.