Siç dihet prej kohësh, UEFA ka planifikuar që t’i japë jetë edhe një kompeticioni të ri për klube. Tashmë nuk ka më asnjë dilemë dhe ky event i ri do të nisë nga viti 2021. Një lajm i mirë, pasi do të ketë më shumë mundësi për klubet që të marrin pjesë në arenën ndërkombëtare.
Ky kometicion i ri do të quhet “Europa League 2” dhe ndeshjet do të luhen të enjten. Orari do të jetë i pazakontë, pasi sfidat do të luhen në orën 15:30. Në fazën e grupeve do të jenë pjesëmarrëse 32 ekipe.
Presidenti Aleksandër Ceferini ka komentuar në lidhje me këtë kompeticion të ri që do të nisë të luhet pas 2 vitesh: “Kompeticioni i ri i UEFA-s do të krijojë mundësinë që më shumë skuadra të marrin pjesë në arenën ndërkombëtare. Shumë skuadra do të kenë mundësinë për të luajtur më shumë ndeshje. Shumë klube kanë dashur që të krijohej ky kompeticion i ri. Pjesëmarrëse në këtë kompeticion do të jetë dhe një ekip i Premier Ligës”.