Vendimi i shumëpritur i CAS-it në lidhje me Skënderbeun dhe pensione e mundshme në Champions League për këtë sezon nuk po vjen, ose i ka shkuar UEFA-s dhe nuk është ende publik për Shqipërinë.
Nëse Skënderbeu vijon të presë, UEFA nuk e bën diçka të tillë dhe sipas rregullores së vet përfshin Kukësin në Champions League, si dhe Partizanin në Europa League.
Është lista e ekipeve që do të shortohen më 20 qershor, por natyrisht nuk është listë finale. Edhe Milani është në listën e grupeve në Europa League, por klubi kuqezi pret ende përgjigje nga UEFA dhe rrezikon përjashtim nga Europa League për shkelje të Fair Play financiar.