Ahmataj: E prisja largimin, më vjen keq për lojtarët

Julian Ahmataj fitoi dy baste këtë vit, sepse fillimisht rindërtoi Burrelin dhe më pas shkoi te Kamza, ku natyrisht ka meritë në arritjen e mbijetesës, pasi arriti të ruante qetësinë në një moment ku Kamza dukej e rrethuar dhe po shihej si e dënuar me rënie nga kategoria.

Vetë Ahmataj nuk ka ndonjë keqardhje për largimin e çuditshëm nga Kamza, ku si justifikim u përdor prania e trajnerit në festën e Skënderbeut ditën e mbijetesës.

“E mendoja një largim të mundshëm, pasi e gjeta skuadrën në një moment të vështirë. E gjeta skuadrën në moment të keq psikologjik dhe u thashë lojtarëve që t’ia lëmë fushës rezultatin. Mendonim të bënim disa pushime dhe që të diskutonim më vonë kontratën me klubin e Kamzës, por më mirë që ndodhi kështu. Bëhem pishman për grupin e lojtarëve që kishim, pasi kisha futbollistë të nivelit të lartë dhe ia dolëm falë tyre.

“Problemi i parë që hasa me afrimin te Kamza, ishte ana psikologjike. Klubit i ishte ngulitur në kokë ideja se po ia bënin me hile dhe e kanë piketuar për të nxjerrë nga Superiorja. Gjithashtu, u mundova të ndryshoj mënyrën e lojës, duke kërkuar sulmin gradual, me pasime të shkurtra.

“E ardhmja? Jam në dilemë, ekipet e Superiores i kanë trajnerët dhe nuk mund të zë vendin e tyre. Kam pasur kërkesa edhe nga disa klube nga Kategoria e Parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online