Shqipëria do të vuajë një mungesë të madhe në prapavijë sa i përket Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë nuk do të kenë mundësinë e llogaritjes së Marash Kumbullës për këto takime. Fillimisht Roma bllokoi të gjithë lojtarët pasi Dzeko doli pozitiv me Koronavirus.
Kombëtarja vuri në dizpozicion një çarter që sipas mediave italiane shkonte me kosto totale 45.000 euro. Nëse gjithçka do të shkonte në mënyrën e duhur, Kumbulla do të fluturonte sot drejt Shqipërisë. Megjithatë rezultimi pozitiv me Koronavirus i mbrojtësit shqiptar bllokoi gjithë operacionin. /Sport Ekspres/