Klubi anglez i Cardiff tregohet i vendosur për të zbardhur deri në fund humbjen tragjike nga jeta të Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas nuk mbërriti dot në destinacion duke ngjallur dyshime mbi rrëzimin e aeroplanit me të cilin Sala po udhëtonte. Së fundmi klubi anglez i ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve franceze të nisin hetimet mbi mënyrën sesi sulmuesi i ndjer humbi jetë. Cardiff pretendon se përsonat kryesor për tu hetuar janë pronari i Nantes Waldemar Kita dhe agjenti i lojtarit, Willie McKay.
“Jo vetëm për të kuptuar plotësisht se çfarë çoi në rrëzimin e aeroplanit Piper PA-46 Malibu, por për t’iu përgjigjur pyetjeve më të gjera që janë theksuar në këtë rast, veçanërisht të lidhura me përdorimin e fluturimeve të paligjshme në industrinë e futbollit dhe rolin e ndërmjetësit në transferimet e lojtarëve. Si rezultat i hetimit tonë ne besojmë se ekzistojnë prova të mjaftueshme për keqbërje që kërkon hetim nga autoritetet franceze të atyre që janë përgjegjës për rregullimin e transferimit në emër të FC Nantes dhe për rregullimin e fluturimit të dënuar. Prandaj, ne i kemi kaluar informacionet në Parket de Nantes për të ndihmuar përpjekjet e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të vendosur faktet e plota dhe t’i përmbahemi çdo vendimi përfundimtar mbi përgjegjësinë tonë financiare në transferim.”
Sulmuesi argjentinas, Sala vdiq në 21 Janar 2019, kur aeroplani që transportonte atë nga Nantes në Francë për në klubin e tij të ri Cardiff, u rrëzua në Kanalin anglez afër Guernsey. Trupi i Sala u gjet nga mbetjet, por piloti David Ibbotson, ende nuk është gjetur. Cardiff bëri një apel në CAS kundër një aktvendimi i cili vinte nga klubi i Nantes për të paguar një pjesë të kartonit të Emiliano Sala. Kjo ka rritur më shumë dyshimet për skuadrën e Cardiff duke kërkuar që ngjarja të zbardhet në detaje dhe për të ndëshkuar çdo paligjshmëri që ndodh në transferimet e lojtarëve./Sport Ekspres/