Çani: Tani uroj të mos ndalem më, dua të flas në fushë

Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani, tashmë është kthyer përfundimisht, sepse luajti 45 minutat e dyta kundër Flamurtarit, duke shënuar një gol e duke qenë pranë të dytit, por iu akordua një pozicion jashtë loje inekzistent. Pas ndeshjes sulmuesi i fuqishëm nuk e fshehu lumturinë për kthimin në formë të mirë fizike.

“Jam shumë i kënaqur, sepse gjithë këto muaj kam vuajtur dhe tashmë jam kthyer, erdhi edhe goli, gjithçka shumë mirë. Tani dua të kap formën time më të mirë, kam disa javë që po punoj mirë dhe uroj të shkojë sa më mbarë.

“Sulmues i vetëm? Jo, konkurrencë ka. Kur kam munguar unë kanë luajtur lojtarë të tjerë dhe herë ka shkuar mirë e herë ka shkuar keq. Tani shpresoj të jem mirë fizikisht dhe të shtoj alternativat e trajnerit. Kur erdha në verë isha planifikuar si sulmues kryesor, por kam pasur dëmtime dhe më është dashur të punoj shumë. Tani jam kthyer dhe uroj të vazhdoj kështu.

“Pozicion jashtë loje i dhënë gabimisht? Nuk dua të polemizoj, të gjithë duhet të japim më të mirën, lojtarët e arbitrat, fjalët janë të kota, sepse siç gabojmë ne, gabojnë edhe arbitrat. Shpresoj që të ketë qenë thjesht fat i keq i anësorit në atë moment.

“Ultimatumi i Moxhit në fund të vitit të shkuar? Janë çështje që i përkasin klubit, ato që kanë kanë kaluar është e kotë t’u kthehemi. Unë nuk dua të flas shumë, duke të mendoj të stërvitem dhe të luaj, duke folur në fushë. A ka pasur rishikim kontrate? E thashë, janë çështje që i përkasin klubit, unë mendoj të luaj futboll”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *