Çani sheh fushën, nis stërvitjen e lehtë

Më në fund lajme të mira nga Edgar Çani: sulmuesi i Partizanit ka nisur të vrapojë dhe ky është një lajm i shkëlqyer. Që prej ardhjes në verë, Çani është pritur dhe trajtuar si sulmuesi që do të çojë Partizanin drejt titullit, por një dëmtim i vjetër i kishte detyruar të operohej në maj dhe tashmë Partizani lutet që ylli i sulmit të rigjejë sa më shpejt formën e vet optimale.

Në të shkuarën Çani shpesh është penalizuar nga dëmtimet, të lehta apo serioze, ndaj edhe karriera e tij nuk u ngjit kurrë aty ku duhej, pasi të dhënat e tij kanë qenë fantastike në fillimet e karrierës. Tani Çani tenton në Shqipëri, për herë të parë në karrierën e vet. Nëse do të jetë në formë perfekte fizike, do të bëjë diferencën në Shqipëri, por ajo “nëse” shqetëson të gjithë te Partizani. Deri tani Çani është dy javë pas shokëve të skuadrës me përgatitjet, që do të thotë se praktikisht në javët e para të kampionatit ka shumë pak shanse të prekë fushën, jo më ta nisë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *