Çani: Më kanë kërkuar titullin, jo numër golash!

Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani, ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, në “ Top Channel”. Shtatlarti që do të mbajë edhe peshën kryesore të repartit ofensiv për këtë sezon, ka folur edhe për ndeshjen e tij të parë me të kuqtë, por edhe objektivat personal. “Unë dua të shënoj sa më shumë, por më e rëndësishme është që skuadra të fitojë. Nuk punoj në aspektin personal

për të shënuar, por punoj që të fitojmë dhe të bëjmë mirë. Këtu ndihem mirë, por nuk e harroj se është vetëm fillimi dhe duhet të gjejmë më mirë njëri-tjetrin, të luajmë bashkë. Besoj se do të kem raste në disa ndeshje, nuk më ka thënë kush se sa gola duhet të shënoj, më kanë thënë se duhet të fitojmë kampionatin. Kur hyjmë në fushë duhet të japim 100 për qindëshin për të ndihmuar skuadrën”, – përfundon Çani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online