Çani dhe Vila jashtë, prova para Lushnjes

Sulmuesi nuk është stërvitur sërish, i bashkohet edhe mesfushori. Juliano teston skuadrën para ndeshjes me Lushnjen

Takimi i sotëm kundër Naftëtarit mund të jetë edhe më i dobët se një sfidë brenda grupit te “demat”, por duhet që ky kompeticion të respektohet deri në fund. Paraditen e djeshme, Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve në kompleksin sportiv në Kamzë. Trajneri Juliano dhe stafi i tij kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore me ekipin. Programi ka qenë tekniko-taktik dhe nuk ka pasur shumë ngarkesë për futbollistët. Ditën e djeshme ka rënë në sy mungesa e Vilës, ndërsa Çani vazhdon programin e tij të diferencuar.

ÇANI – Sulmuesi nuk është stërvitur sërish me grupin dhe ka vijuar me program individual. Shtatlarti vazhdon të shqetësojë me formën e tij. Kjo ka rritur frikën në stafin e kuq dhe sidomos atë mjekësor. Trajneri Juliano nuk po e fut me pjesën tjetër të grupit dhe nuk dihet me siguri se sa mund të durojë futbollisti. Mbase, Çani mund të përjetojë një tjetër ndalesë. Të kuqtë po mendojnë për zgjidhjen optimale.

VILA – Një tjetër futbollist që nuk është stërvitur fare seancën e djeshme është Emiljano Vila. Mesfushori ka qenë si civil dhe e ka ndjekur seancën stërvitore jashtë rrethimit të fushës. Vila është dëmtuar

NAFTËTARI – Sfida ndaj Naftëtarit do të luhet në kompleksin sportiv në Kamëz, ora 13:00. Trajneri Juliano do të bëjë provat para ndeshjes me Lushnjen. Një ndeshje pa shumë histori se rezultati tenistik i ndeshjes së parë 6-2 e bën kalimin e turit të sigurt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *