Nga Klaudio Ndreca
Ekonomia e Kinës dhe investimet e saj në futboll nuk kanë të ndaluar, pavarësisht krizës që po kalojmë për shkakun e KOVID-19. Shumë ekipe diskutojnë falimentimin, mes tyre edhe në Bundesligë, por kjo nuk ndodh me skuadrën e Guangzhou Evergrande.
Këta të fundit e kanë nisur sot punën për të ndërtuar atë që do të jetë stadiumi më i madh në botë. Bëhet fjalë për një arenë që do të mbajë plotë 100.000 tifozë. Aktualisht skuadra në fjalë do të luajë ndeshjet e saj në Tianhe që mban 60.000 sportdashës, ndërsa në fundin e vitit 2022 pritet që të jetë gati edhe shtëpia e re. Bëhet fjalë për stadiumin më të madh në botë që do të kushtojë 1.7 miliadrë dollar, duke ia kaluar edhe “Camp Nou”, që ka 99.345 ulëse. /Sport Ekspres/
Animation of Guangzhou Evergrande’s new stadium: The BGM is My motherland and I, a song promoted by the state for the 70th anniversary of the founding of the PRC last year. The choice of BGM demonstrates their political sensitiveness(again):link business to nationalist sentiment. pic.twitter.com/pB0s82VYa0
— Titan Sports Plus (@titan_plus) April 16, 2020