Çamëria e nis pavarësinë nga futbolli, garon si përfaqësuese

Çamëria e nis pavarësinë e saj nga futbolli, teksa do të marrë pjesë në një turne që organizohet nga CONIFA (Konfederata e shoqatave të pavarura të futbollit).

Ky institucion është i përbërë nga 55 anëtarë, ku 30 janë nga Europa, një prej tyre është edhe Kombëtarja e Çamërisë. Këta të fundit janë bërë pjesë e CONIFA-s pranverën e vitit të shkuar.

Turneu që do të marrë pjesë Çamëria zhvillohet në fillimin e muajit qershor, ku do të marrin pjesë 12 përfaqësuese, të cilat janë ndarë në katër grupe, me nga 3 ekipe secili.

Çamëria është shortuar në grupin 2, së bashku me Akbazinë (krahinë në afërsi të Rusisë) si dhe vendet e Nisës (krahinë në juglindje të Nisës, Francë).

Trajner i Kombëtares është Ejup Mehmeti, i cili do të ketë përkrah edhe Bardhyl Minxhajn. Presidenti është Festim Lato, ndërsa rolin e drejtorit e mbulon Arben Arkaxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *