Caktohet arbitri për ndeshjen e Partizanit në Europë, hera e parë për grekun Fotias dhe nxori 12 kartonë

Partizani arriti që të fitonte në shifrat 5-2 kundër Sf George, për të qenë një hap larg turit të dytë në “Conference League”. Të kuqtë do të përballen me Bazelin, por për të mbërritur deri këtu duhet të mbyllet detyra edhe për 90 minutëshin tjetër me Sf George. Së fundmi janë caktuar edhe arbitrat e këtij takimi ku kryesori është greku Vasilis Fotias.

Gjyqtari 32-vjeçar debuton në Europë me këtë ndeshje pasi nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme si arbitër kryesor. Në vitin 2018 do të niste me referimin në ndeshjet e rëndësishme të Greqisë, ndërsa në ndeshjen e fundit që ka gjykuar mes Ionikos dhe Ergotelis ka nxjerrë 10 herë kartonin e verdhë dhe 2 herë kartonin e kuq në 90 minuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *