Caktohet arbitri për derbin Tirana-Partizani, perfeksioni që duhet prekur për të shuar polemika

Tashmë është mësuar edhe arbitri sa i përket derbit Tirana-Partizani. Në përballjen më të nxehtë dhe delikate të javës do të jetë në krye Juxhin Xhaja. Pikërisht gjyqtari ndërkombëtar me stemën e FIFA-s, i cili ka detyrën e vështirë për të qenë në perfeksion përgjatë 90 minutave që shkojnë përtej tyre me diskutimet dhe polemikat që zgjasin gjithmonë.

Ndëkohë kjo nuk është hera e parë që Xhaja do të drejtojë këtë derbi të Superiores, pasi kjo detyrë i është besuar edhe më parë. Derbi i Superiores do të zhvillohet të premten dhe do të ndiqet me interes të madh nga ekrani sportiv, pasi nuk ka përjashtim as në këtë rast për tifozerinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *