Fitore, dy gola, një penallti e humbur dhe lojë e mirë: Bylisi kalon Shkumbinin në Peqin dhe konfirmon se është skuadra e vetme që mund ta kërcënojë Tiranën në garën për ngjitje në Superiore, në grupin B të Kategorisë së Parë.
Skuadër e rindërtuar, me shumë lojtarë mjaft të rinj në moshë, por klubi ballshiot ka bërë një punë të mirë dhe trajneri Bledar Devolli qetësisht po ndërton një skuadër cilësore, që e tregoi forcën e vet që dje, në Peqin.
Traversë në minutën e 36-të nga braziliani Gregati, penallti e humbur nga Vatnikaj në startin e pjesës së dytë (fituar nga Ntefe, pritur nga Ajazi), por edhe një traversë nga Nexha për peqinasti në minutën e 55-të bënë që ndeshja të mbetej pa gola, deri në minutën e 61-të, kur Buzi i shërbyer nga Murataj gjen golin e avantazhit me kokë.
Aq zgjati rezistenca vendase, sepse 6 minuta më vonë Limaj shënoi edhe golin e dytë dhe Bylisi mori tre pikë të çmuara.
Shkumbini – Bylis 0-2
Shënues: Buzi 61′, Limaj 67’
Shkumbini: Ajazi, Bërdufi, Dervishi, Musaku, Isai, Meta, Stojku (65’Lluca), Sadiku (70′ Leka), Lluca, Nexha, Hasanaj. Të gatshëm: Peqini, Lila, Sinani, Leka, Hasalliu. Trajner: Sokol Branica
Bylis: Xhorxheviç, Shosha, Kullira, Buzi, Hoxhaj (60′ Murataj), Zisi (88′ Dhrami), Limaj, Vatnikaj (85′ Kleo Fejzaj), Çukuka, Ntefe, Luiz Gregati. Të gatshëm: Dramolli, Fejzaj, Murataj, Vatnikaj, Samnda, Fejzaj. Trajner: Bledar Devolli
Gjyqtarë: Endrit Zhuli, Ridvan Shaba, Danjel Tomorri, Gejsi Velçani
Kartonë të verdhë: Ajazi 47′ ,Isai 48′, Lluca 48′ / Luiz Gregati 72′, Kleo Fejzaj 89′