Bylisi i bën dhuratë tifozëve, klubi i fton ta shohin falas ndeshjen kundër Dinamos

Rinisja e “Abissnet Superiore”-s po afron. Skuadrat do t’i rikthehen aksionit në fushën e gjelbërt më datë 10 janar. Klubi Bylis ka vendosur t’i bëjë një dhuratë tifozëve të vetë në këtë fillim të vitit 2025. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, klubi mallakastriot ka njoftuar se hyrja në tribunën ballore për ndeshjen kundër Dinamos do të jetë falas.

“Klubi ka vendosur që për ndeshjen e parë zyrtare për Vitin 2025, atë ndaj Dinamos, e cila zhvillohet ditën e premte dt. 10.01.2025, ora 13:30 në stadiumin “Adush Muçaj”, hyrja në tribunën ballore do të jetë falas! Ju presim në ‘Adush Muçaj’”, ka njoftuar klubi Bylis./Sport Ekspres/