Bylisi ka mbyllur vitin kalendarik 2019 me fitore, teksa kanë mundur Luftëtarin me rezultatin e ngushtë 1-0. Ballshiotët shkojnë kështu në kuotën e 30 pikëve dhe ndan përkohësisht vendin e parë me ekipin e Kukësit. Ndërsa Luftëtari nuk ia ka dalë që të thellojë diferencën me Flamurtarin, që do të zhvillojë ndeshjen ditën e nesërme pasi u ndërpre për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në Vlorë.
Ndërkohë fati i takimit mes Bylisit dhe skuadrës gjirokastrite do të vendosej në minutën e 35, ku Guindo do të shndërronte në gol një 11 metërsh të fituar më parë nga futbollisti Goxhaj./Sport Ekspres/