Bushiç nuk stërvitet, por ka shpresa për të shtunën

Kapiteni Tomisllav Bushiç la para kohe ndeshjen në Lushnjë, pasi kishte probleme fizike, konkretisht një kontraktim muskulor. Gjendja e tij do të ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor i ekipit vlonjat dhe për momentin nuk mund të flitet me siguri nëse sulmuesi dhe kapiteni rrezikon të mungojë në ndeshjen e radhës me Teutën në kampionat, që luhet ditën e shtunë. Lojtari kroat nuk u stërvit dje dhe duket se lodhja nga kalendari i ngjeshur ka ndikuar në atë dëmtim që ai ka pësuar. Dëmtimi në Lushnje nuk ishte serioz, mëson “Sport Ekspres”, por trajneri Duro preferoi të mos rrezikonte, duke e zëvendësuar para se të krijohej ndonjë problem shumë serioz dhe ta humbiste për një kohë të gjatë sulmuesin e vet më të rëndësishëm.

Bushiç është shënuesi më i mirë i skuadrës me 6 gola, ndaj dhe shpresohet që ai të riaftësohet deri të shtunën për ndeshjen e radhës. Stafi mjekësor do të ndjekë çdo ditë nga afër gjendjen e sulmuesit për të vendosur se kur ai mund të jetë i gatshëm për trajnerin Duro. Kthehet për ndeshjen me Teutën mbrojtësi Ditmar Bicaj, i cili e ka shlyer skualifikimin për shkak kartonësh, ndaj ekipi është i plotë, por Kamara, Zhufo e Siljanovski kanë mbërritur në kuotën e 3 kartonëve të verdhë, ndaj duhet të ruhen. Një ditë pas ndeshjes me Lushnjën skuadra kuqezi ka zbritur në fushën e stërvitjes, duke kryer një seancë të lehtë. Futbollistët vinin nga ngarkesa e dy ndeshjeve të luajtura brenda katër ditësh, me Skënderbeun dhe Lushnjën, ndaj dhe kanë bërë një seancë shkrythëse dje paradite, ndërsa sot do të jenë pushim. Të mërkurën rinis stërvitja dhe konkretisht përgatitjet për  ndeshjen me Teutën në Vlorë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online