Bushiç alarmon Duron, tre javë jashtë

Sulmuesi humbet ndeshjen e kësaj jave dhe rrezikon të mungojë edhe të në kthimit për Kupë

Tomislav Bushiç mungoi në Korçë, por duket se mungesa e sulmuesit kroat pritet të jetë më e gjatë. Dëmtimi i pësuar ndaj Kukësit pritet ta mbajë plot tre javë jashtë fushave sulmuesin kroat, teksa një fakt të tillë e ka pranuar edhe vetë Bushiç. Lojtari do të mungojë në dy ndeshjet e radhës me Skënderbeun dhe Lushnjen në kampionat, ndërsa shpresohet të kthehet në takimin e kthimit ndaj Skënderbeut në Vlorë, ose në ndeshjen pasardhëse ndaj Teutës në kampionat. Ndërkohë, veç Bushiç, mungesë për vlonjatët mbetet edhe ajo e brazilianit Zhufo, i cili pritet të kthehet më shpejt se kroati në fushën e lojës. Me plotësimin e grupit trajneri Duro do të jetë më i qetë në zgjedhjet e tij

PËRGATITJET

Nuk ka pushim në Vlorë. Pavarësisht fitores, apo rrugës së gjatë nga Korça, skuadra e Flamurtarit ka dalë sërish në stërvitje edhe të enjten. Një seancë disi më e lehtë për lojtarët që u aktivizuan në transfertën ndaj Skënderbeut, kurse pjesa tjetër e grupit ka punuar me ngarkesë të plotë. Tashmë vëmendja është tek ndeshja e radhës, sërish ndaj Skënderbeut, por ky takim luhet për llogarit të kampionatin ditën e hënë prej orës 19:00. Pritet që tifozët të jenë më të shumtë se zakonisht këtë herë, për shkak të rivalitetit mes skuadrave, por edhe prej atmosferës së krijuar pas fitores në ndeshjen e parë të Kupës me korçarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online