Bushi shpall listën dhe tregon pengun: Më vjen keq që nuk do kem Abazajn

Shqipëria U-21 do të luajë kundër Sllovakisë dy ndeshjet kualifikuese për Europianin U-21 dhe trajneri Alban Bushi ka shpallur sot listën. Vjen Rej Manaj, për të cilin Bushi shpjegon se Granada u gabua që e çoi të Kombëtarja A.

Kthehet Taulant Seferi, i kthyer nga një dëmtim i rëndë. Nuk do të jetë Kristal Abazaj, tashmë e grumbulluar me Kombëtaren e Panuçit, por Bushi është pak i zhgënjyer: “Shpresat punojnë për të çuar lojtarë në ekipin A, ndaj jam i kënaqur, edhe pse ka qenë një vendim i momentit të fundit, jam njoftuar dy ditë më parë. Me vjen pak keq, sepse Abazaj ishte lojtar kyç për ne”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *