Bushi flet për ndeshjen me Kosovën: Nëse nuk do kishin Kastratin, nuk i afroheshin 16-shes tonë

Alban Bushi është rikthyer që të komentojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës U-21, e mbyllur me rezultatin 2-1. Rafet Prekazi nuk e ka përjetuar edhe shumë mirë humbjen e marrë, duke u shprehur se kuqezinjtë nuk luajtën futboll të mirë dhe e gjithë loja e tyre bazohej te Broja.

Megjithëse golat erdhën nga Tafa dhe Mucolli, me këtë të fundit që dha edhe asist në realizimin e parë. Ndërsa trajneri Alban Bushi, në emisionin “Presing” ka theksuar edhe faktin se çdo aksion i Kosovës U-21 kërkohej të kalohej te Lirim Kastrati, për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij ndërsa erdhi nga ekipi i Shalandit.

“Kosova ka një ekip të fortë. Në pjesën e dytë ishte më mirë, por në pjesën e parë e dominuam ne dhe humbëm 4 raste të pastra dhe të sigurta për gol. Unë mund të them këtë. Nëse Kosova nuk do e kishte Lirim Kastratin, as që do i afrohej 16-shes së Shqipërisë. Ndryshe nga ne, që po e qarkullonim topin dhe lojën tonë”, ka thënë Alban Bushi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online