Alban Bushi ka marrë edhe drejtimin e ekipit të sapoformuar U-20, krahas U-21, duke provuar shumë lojtarë të rinj para disa ditësh në Gjeorgji, ku kuqezinjtë e vegjël u mundën 3-0. Pas ndeshjes u përhapën zëra për trukim të mundshëm në atë takim, me Federbet që evidentoi luhatje të forta në pjesën e dytë, edhe pse bastet për 4 gola nuk u realizuan.
Për këtë histori, Bushi foli në Supersport dhe përdori ekuivalentin e shprehjes “qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”.
“Mendoj se nuk ka nevojë për koment, se një fjalë e urtë popullore greke thotë ‘sa qen të lehin, nuk duhet të ndalësh të gjuash me gurë’. Unë them ta marrin atë kazanin e famshëm, të futen te kazani dhe të lehin nga mëngjesi deri në darkë. Fëmijët kanë qenë të vegjël, t’u vijë turp mediave që merren me thashetheme, nuk e imagjinoj dot që një pjesëtar i stafit të merret me këtë gjë e t’u thotë këtyre djemve të hapin portën”. Gjeorgjia ishte ekip shumë i fortë, mund të na rrihte edhe më thellë, kishin U21 veç dhe U20 veç”.